Cristiano Ronaldo u pa duke u larguar nga fusha pas ndeshjes kundër Zvicrës, derisa shokët e tij po festonin me tifozët fitoren e tyre të thellë 6:1.
Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, mori vendimin e guximshëm dhe hoqi 37-vjeçari nga 11-shja e titullarëve, teksa sulmuesi u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 74-të.
Në pamjet e publikuara pas ndeshjes, Ronaldo u pa duke u larguar menjëherë nga fusha e lojës, pavarësisht se bashkëkombësit e tij po e festonin fitoren dhe kalimin në çerekfinale.
Cristiano Ronaldo (left of picture) walks straight off while his teammates celebrate with fans. #FIFAWorldCup pic.twitter.com/W7jB6iGQOO
— Adriano Del Monte (@adriandelmonte) December 6, 2022