Protestë e disa shoqatave qytetare para PTHP Shkup


Shoqatat “No pasaran”, “Njeriu mbi fitimin” dhe “Stop për vjedhjen” sot protestuan para Prokurorisë themelore publike duke kërkuar nga prokurorët të reagojnë pas zërave dhe pas dëshmive materiale për vepra të kryera penale.

“Qëndrojmë para Prokurorisë themelore publike, e cila është organ i pavarur dhe duhet t’i ndjekë kryesit e veprave penale. E dimë se në Maqedoni ndodhin shkelje të pandëshkueshme për të cilat ka edhe dëshmi materiale. Ato dëshmi materiale janë dëshmi nga gjykatat – Gjykata e Apelit Shkup, Gjykata e Apelit Gostivar, nga Shtipi, nga gjykatat themelore ku janë dëshmuar parregullsitë në pagesën e tepërt të borxheve”, deklaroi Ana Gligorova nga shoqata “Njeriu para fitimit”.

Thotë se në PTHP ka qindra paraqitje kundër subjekteve juridike, por i mbajnë në sirtarë.

Sipas Marjan Nenov nga shoqata “No pasaran”, problemi kryesor është mungesa e përgjegjësisë.

“Nëse jeni kriminel dhe dëshironi të kaloni lehtë, të mos keni përgjegjësi për veprat e këqija, atëherë do ta blini gjyqësinë. Ose do t’i blini individualisht gjykatësit ose përmes kryetarit të gjykatës dhe atëherë nuk do të përgjigjeni para opinionit. Janë të rrallë ata gjykatës të ndershëm të cilët punojnë sipas ligjit”, tha Nenov.