Futbollisti i Kosovës dhe Mallorcas, Vedat Muriqi është bërë shumë i kërkuar, pas formës të mirë që është duke e kaluar në La Liga.
Për Muriqin tani ka një derbi të Madridit, pasi edhe Reali, ashtu edhe Atletico, janë të interesuar për shërbimet e tij.
Atletico Madridi do të synonte transferimin e tij, nëse Jaoa Felix do të largohej. Në listën e ngushtë të Atleticos është edhe Marcus Thuram dhe Enes Unal.
Lazio do të kishte më së shumti interesim për shitjen e tij, pasi do të fitonte 45 për qind.
Muriqi për 12 ndeshje në La Liga, ka shënuar tetë gola, teksa ka asistuar një tjetër. /Klankosova.tv.