Luka Modric ka krahasuar mos dorëzimin e Kroacisë si me atë të Real Madridit para ndeshjes gjysmëfinale të Kombëtares së tij kundër Argjentinës
Mesfushori 37 vjeçar e ka udhëhequr Kombëtaren e tij për gjysmëfinalen e tyre të dytë me radhë në Botëror pasi Kroacia eliminoi me penallti favoritin e këtij Botërori, Brazilin. Ai është po ashtu i lumtur që do të përballet me ish rivalin e klubit, Lionel Messi dhe është i përgatitur që ta kapërcej këtë pengesë në gjysmëfinale për të arritur përsëri në finale.
“Mund të thoni që ne kemi të njëjtën ADN si Real Madridi, për shkak se ne luajmë deri në fund dhe nuk dorëzohemi”, tha Modric për El Chiringuito.
“Dëshiroj që ta luajë edhe një tjetër gjysmëfinale të madhe kundër një skuadre të madhe, kjo është ajo çfarë dua, jo kundër një lojtari. Natyrisht, Leo është shumë i madh, ai është futbollisti i tyre më i mirë dhe ne do të kemi shumë vështirësi për ta ndalur atë, por ne jemi të përgatitur për t’i dhënë të gjitha. Shpresoj do të jetë mjaftueshëm për të shkuar në finale”, tha kapiteni kroat për përballjen me Messi dhe ekipin e tij për televizionin “Espanola”.
Skuadra e Zlatko Dalic do të shfaqet në Botëror në një gjysmëfinale për herë të tretë në historinë e tyre kundër Albiceleste të martën (nesër).