Motra e Ronaldos uron Argjentinën, por nuk lë pas Mbappe

Kupa e Botës në Katar kurorëzoi Argjentinën dhe Lionel Messin si kampionë të botës, ku nuk kanë munguar urimet e shumta, mes tyre edhe motra e futbollistit portugez, Cristiano Ronaldo.

Në një postim në Instagram, Katia Aveiro, motra e superyllit portugez që i dha lamtumirën e parakohshme turneut, ka uruar argjentinasit për fitoren e tyre, duke theksuar se ishte Botërori më i keq, por me një fund të mrekullueshëm.

“Kupa e Botës më e keqe ndonjëherë, e cila fatmirësisht na dhuroi një finale të mrekullueshme. Çfarë loje. Urime Argjentinës”, tha motra e CR7, duke lavdëruar gjithashtu Kylian Mbappe.

“Mbrappe nuk është i vërtetë. E pret një e ardhme. E pabesueshme”, tha ajo për Kylian Mbappe.