Ivana Knoll fitoi popullaritet duke bërë tifo të madhe për kombëtaren kroate në Kupën e Botës dhe numëron 2.7 milionë ndjekës në Instagram.
Ivana fitoi titullin e tifozes më të bukur në botë. Megjithatë, pak njerëz e dinë rreth jetës private të kësaj tifozeje tërheqëse. Ndonëse në tribuna nuk është parë asnjëherë në shoqërinë e një mashkulli, aludohet se prej vitesh është në lidhje me një sipërmarrës.
Këtë e dëshmojnë fotot e Ivanës që i ka në Istagram, ndonëse ka vite që ata nuk kanë publikuar foto bashkë. Duket se çifti më së shpeshti ka ndarë momente udhëtimi dhe fotoja e parë e publikuar e tyre daton në vitin 2014
Ndër të tjera kanë vizituar së bashku Brazilin, Budapestin, Lisbonën, Disneyland dhe Oktoberfest në Mynih