“Maradona po buzëqesh nga qielli”, Pele përgëzon Messin për Kupën e Botës

Ikona e Brazilit, Pele ka uruar Messin dhe Argjentinën pas fitores së tyre dramatike me penallti kundër Francës në finalen e Kupës së Botës Katar 2022.

Argjentina dhe Franca i mbyllën 120 minutat me rezultatin 3-3, por nga goditjet e penalltive më pas, Messi ngriti në qiell trofeun që i mungonte.

Pele e ka ndjekur Kupën e Botës nga spitali teksa po trajtohet për një infeksion të frymëmarrjes, por ai mundi t’i dërgonte një mesazh nga zemra Messit, duke lavdëruar gjithashtu Mbappen i cili shënoi një tregolësh.

Mesazhi i Peles për Messin

“Sot, futbolli vazhdon të tregojë historinë e tij, si gjithmonë, në një mënyrë magjepsëse.

Leo Messi fitoi Botërorin e tij të parë, ashtu siç e meritonte për karrierën e tij. Miku im i dashur Mbappe shënoi katër gola në një finale. Sa dhuratë ishte të shikoje këtë shfaqje, të ardhmen e sportit tonë.

Dhe nuk mund të mos përgëzoja Marokun për turneun e jashtëzakonshëm. Është e mrekullueshme të shohësh Afrikën të shkëlqejë.

Urime Argjentinë! Sigurisht që Diego Maradona po buzëqesh tani”, thuhet në letrën e Peles.