Argjentina është fituese e trofeut të çmueshëm të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Të përzgjedhurit e Lionel Scalonit triumfuan në finalen e sotme kundër Francës.
Argjentina doli fituese vetëm pas ekzekutimit të penalltive (4:2), pas 120 minuta u mbyllën me rezultatin e barabartë, 3:3.
Pas ndeshjes, Hugo Lloris, tha se kjo është një histori e dhimbshme.
“Është një histori e dhimbshme, në çdo rast që përfundon në një mënyrë të dhimbshme. Është e vërtetë që pjesa e parë ishte me shumë humbje teknike, nuk i fituam duelet dhe logjikisht ata kryesojnë në rezultat”, tha fillimisht portieri francez.
Në mesin e pjesës së dytë patëm shpërthimin e krenarisë dhe talentin e Kylianit për t’u rikthyer në 2-2. Ishte si një ndeshje boksi, goditje për goditje”, deklaroi kapiteni i Francës.