Lionel Mesi vazhdon me rekorde të reja Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Pasi kaloi Diego Armando Maradonën në fazën e grupeve në ndeshjet e luajtura në një Botëror me gjithsej 22 ndeshje, tani me golin e tij kundër Australisë, sërish e kaloi Maradonën për nga numri i golave.
Argjentinasi ishte vendimtar që kombëtarja e tij kaloi tutje në çerekfinale, duke shënuar edhe golin hapës të takimit. Në kohëë të njëjtë ishte goli i parë i Mesit në fazën eliminatore dhe i nënti që ai ka shënuar në të gjitha Kupat e Botës, ose një më shumë se Maradona dhe vetëm një më pak nga Gabriel Batistuta, i cili mban rekordin me 10 gola.
Në total, Mesi tashmë ka tre gola në këtë Botëror, pasi ka shënuar kundër Arabisë Saudite dhe Polonisë në fazën e grupeve dhe barazohet me golashënuesit më të mirë në këtë kampionat si: Gakpo, Mbape, Valencia, Rashford dhe Morata.