Drejtori i AZGj-së, Ylber Sela, ka vizituar Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ku u takua me ministrin Admirim Aliti.
Në takim u diskutua për zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, me theks të veçantë në aktet nënligjore, që i përcakton ministri, ndërsa rrjedhin nga kompetenca e Ministrisë.
Drejtori Sela e njoftoi bashkëbiseduesin për disa gjendje të caktuara, që janë konstatuar në pjesën legjislative, për të cilat është i nevojshëm harmonizimi me ligjin, ndërsa ministri Aliti e shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe ndërmarrje të hapave të nevojshëm në këtë pjesë.
Të dyja palët e konfirmuan bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional, me angazhime për intensifikimin e komunikimit, me qëllim përshtatjen me detyrimet ligjore dhe krijimin e mundësive për zbatimin konsekuent të ligjit.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ndërroi jetë humanisti i palodhshëm kumanovar, Demirali Shabani
- Inspektorati Shëndetësor kërkon procedurë disiplinore pas vdekjes së binjakëve të sapolindur dhe mbikëqyrje profesionale në spitalin e Prilepit
- MMJPH: Është tejkaluar pragu i alarmimit për ndotjen e ajrit në Kërçovë
- Vuçiq: BE-ja po “dorëzohet” përballë politikave të Albin Kurtit
- Sheqerinska: Partneriteti ndërmjet NATO-s dhe BE-së është i një rëndësie të veçantë
- Kurti nga Davosi: Me shumë gjasë do të hyjmë më përpara në NATO se në BE
- Aksident trafiku në rrugën Mavrovë-Dibër, lëndohen dy persona
- Propozim-vendimi për rregullimin e koeficientëve për përcaktimin e pagave të deputetëve dhe zyrtarëve është mbështetur nga Komisioni Parlamentar
- Kosovë: Vrasja e Liridona Ademajt/ Më 27 Janar caktohet seanca e shqyrtimit fillestar
- ASH-Sela: Po realizohet plani i Mickoskit dhe Dimitrievskit për deshqiptarizim