Këngëtarja serbe Jelena Karleuša, apo siç njihet si ish e dashura e Neymar, ka bërë një reagim skandaloz në llogarinë e saj në Instagram pas situatës së krijuar në veri.
Përmes një shkrimi të gjatë ajo shkroi se shqiptarët si popull janë të lirë të jetojnë në territorin e Kosovës, po si qytetarë të Serbisë.
Serbia duhet t’i drejtohet menjëherë amerikanëve dhe BE-së, shkroi ajo ndër të tjerash.
Postimi i plotë:
“Për mua është e pabesueshme që kemi lejuar një komb tjetër të na marrë një pjesë të territorit në mesin e shekullit të 21-të dhe të shohim me qetësi Kosovën duke festuar një lloj pavarësie. Politika çmendurisht e gabuar nga e kaluara e Serbisë dhe loja shumë dinake e shqiptarëve në Senatin amerikan, e ndihmuar nga gabimet kardinale të palës serbe. Por tani është koha për të korrigjuar gabimet. Gjithçka është e mundur kur ju dëshironi. Sikur ta bënin shqiptarët, mundemi edhe ne! Serbia duhet t’i drejtohet menjëherë amerikanëve dhe BE-së. Putinit i duhet thënë lamtumirë me shpjegimin se ne kemi një arsye të madhe dhe ajo është KOSOVA. Ai do të kuptojë. Shqiptarët si popull janë të lirë të jetojnë në territorin e Kosovës, por si qytetarë të Serbisë. Askush nuk ua merr atë të drejtë dhe nuk ka asgjë të diskutueshme për këtë, edhe nëse ishin 5 milionë të tillë. Sigurisht, jepuni atyre autonomi, vetëqeverisje lokale, të gjitha të drejtat. Represioni që përjetuan shqiptarët në Kosovë në të kaluarën nga politika serbe, çoi në rebelimin e atij kombi! Po të kishin jetuar si qytetarë të barabartë, tërmete të tilla nuk do të kishin ndodhur! Por tani kanë ardhur kohë të ndryshme! LE TË JEMI TË MENÇUR!
Kufijtë e saj nuk mund të ndryshohen dhe kështu është dhe kjo është çështja“.