Katar 2022 / Alisan Memeti-Çuni, vokalist i grupit “Boemët”: Nuk anoj për kombëtaret që se kanë njohur pavarësinë e Kosovës (VIDEO)


Sot është dita e 10-të në kampionatin botëror të futbollit Katar 2022. Alisan Memeti-Çuni, vokalist i grupit “Boemët” nga Kumanova, i cili njihet si një pasionant i lojës së futbollit, në një intervistë për Open-TV deklaroi se është një kampionat interesant, në të cilin ndodhën disa befasira, ndërsa shpreson se në vazhdim të botërorit do të ketë ndeshje edhe më interesante.

Ai ka analizuar ndeshjet e nesërme, ku sipas tij priten takime mjaftë interesante dhe befasitë nuk do të mungojnë edhe në ndeshjet si: Kostarika-Gjermania, Spanja-Japonia, Kanada-Maroko dhe Belgjikë-Kroaci.

“Çuni” është kundër reprezentacioneve që nuk e kanë pranuar Kosovën si shtet, si psh: Argjentina, Brazili, Maroko, Irani, Gana e të tjerë.

Ai foli edhe për ndeshjen Zvicër-Serbi, ku tha se Ardon Jashari nga Kumanova është një arsye më shumë për të anuar për zvicerianët.

Ai pret që në finale do të përballen Portugalia dhe Franca.

LINKU: https://fb.watch/h7j3VaOS3C/