Karim Benzema mund të jetë fitues i Botërorit pa luajtur asnjë ndeshje

Sulmuesi mund ta arrijë këtë bashkë me Lucas Hernandez pasi që emrat e tyre janë ende në skuadër

Karim Benzema ka luajtur në total pesë ndeshje në Botëror, me të gjitha prej tyre që vinë nga Botërori i vitit 2014 në Brazil. Francezi ka startuar në të gjitha ato, duke bërë debutimin e tij kundër Hondurasit si deri në ndeshjen ku Franca u eliminua nga Gjermania.

Benzema pastaj do të mungonte në Botërorin e 2018-ës për shkak të skandalit të shantazhit që ia bëri Mathieu Valbuena. Pas në periudhe të keqe, Benzema u riftua në Kombëtaren e Francës pasi mori Topin e Artë dhe pritej që të kishte një rol kyç për Francën më 2022.

Megjithatë, fati i keq e përcjelli prapë Benzeman me superyllin francez që pësoi një lëndim pak para garës që do të thotë se ai mungoi në të gjitha ndeshjet që u luajtën deri me tani në Botëror.

Benzema dhe Lucas Hernandez ende janë në skuadrën e Francës

Pavarësisht që ai nuk është paraqitur në asnjë ndeshje, Benzema dhe shoku i tij i skuadrës, Lucas Hernandez, i cili, si Benzema, u lëndua në ndeshjen e parë por emrat e tyre ende janë në skuadrën franceze.

Për shkak se asnjëri futbollist nuk është zëvendësuar pas lëndimeve të tyre respektive ky fakt i jep atyre mundësi që ta marrin në shtëpi medaljen nëse Franca do të këtë sukses si në vitin 2018.

Benzema mendonte që do të zëvendësohej

Sulmuesi besonte që ai do të zëvendësohej në skuadrën e Francës pasi u lëndua.

“Në jetën time, nuk jam dorëzuar kurrë, por sonte me duhet të mendoj për skuadrën, pasi që gjithmonë e kam bërë, kështu që arsyeja më thotë që t’ia lë dikujt vendin tim i cili do të mund ta ndihmojë dhe ta dërgojë këtë grup përpara për të pasur një Botëror të mirë”, kishte shkruar Benzema pas lëndimit të tij.

Franca e zëvendësoi Nkunkun

Një lojtar i cili ishte i pafat ishte sulmuesi i RB Leipzig, Christopher Nkunku. Ai u lëndua gjatë stërvitjeve dhe u zëvendësua me sulmuesin e Eintracht Frankfurt, Randal Kolo Muani.