Kanceri iu përhap edhe në zemër, Pele në çastet e fundit të jetës! Iu thotë lamtumirë miqve

Pele, i cili prej disa ditësh ndodhet i shtruar në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo, po kalon një moment të vështirë. Legjenda e futbollit botëror mësohet se ka kancer të zorrës së trashë, i cili së fundi i është përhapur në veshka dhe në zemër.

Disa media braziliane orët e fundit pohojnë se gjendja shëndetësore e Peles po përkeqësohet vazhdimisht dhe ai është thuajse në çastet e fundit të jetës, pasi trupi i tij nuk po i përgjigjet më as mjekimeve.

Sakaq raportohet se Pele ka nisur t’u thotë lamtumirën miqve dhe të afërmve nga shtrati i spitalit. Kjo konfirmohet edhe nga një video është duke qarkulluar në internet, ku duket vajza e tij që i mban telefoni, ndërsa përtej tij flasin miqtë.