Ilir Meta, ish-president i Shqipërisë, ka reaguar pas sulmeve në Veri ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX’it.
Ai ka thënë se duhet të shmanget përshkallëzimi që rrezikon sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin e Kosovës.
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktet e papranueshme të dhunës dhe sulmet e armatosura ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit ndërkombëtar në Veri të Republikës së Kosovës dhe u bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të venë sa më parë para drejtësisë autorët e tyre. Apeloj fuqimisht domosdoshmërinë e shmangies së çdo provokimi dhe në veçanti të përshkallëzimit të çdo forme tensioni që minon sigurinë në Kosovë dhe që rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.” , ka thënë Meta.
Të shtunën në Veriun e Kosovës është shtënë me armë në drejtim të Policisë së Kosovës dhe një patrulle të EULEX’it.