Ibra parashikon fituesin e Kupës së Botës

Ai e respekton shumë Francën, nuk u befasua nga paraqitjet e Kroacisë dhe Marokut, megjithatë Zlatan Ibrahimovic beson se Lionel Messit i ka ardhur koha në Botërorin e Katarit dhe parashikon fitore për Argjentinën.

“Franca është e fortë, fituan edhe Kupën e Botës në 2018 kur kishin një ekip edhe më të ri. Tani ata janë edhe më të mirë dhe më me përvojë. Kroacia nuk më befasoi me paraqitjen e saj, pasi ishin edhe në finale katër vite më parë. Maroku nuk ishte një surprizë për mua, prisja që ata të ishin të mirë edhe para turneut. Njerëzit i duan surprizat, le të shohim nëse do të arrijnë në finale. Por këtë herë mendoj se është shkruar në yje se kush do ta marrë titullin dhe ju e dini se çfarë dua të them. Besoj se do të jetë Messi me Argjentinën”, ka thënë sulmuesi suedez i Milanit.