Hapet peticion kundër transmetimit të Big Brother, e nënshkruajnë veç 13 persona

Në Kosovë është hapur një peticion kundër transmetimit televiziv të reality show si Big Brother Vip Kosova, Big Brother”, “Love Story”, “Përputhen”, It’s My Home”, etj). Fatmir Kabashi i cili e ka hapur këtë peticion në shpjegimin e tij ka treguar arsyet për mbylljen e formateve të ngjashme televizive.

“Unë, ju akuzoj se jeni ndër fajtorët kryesorë të dekadencës kulturore të vendit tonë, barbarizmit të tij shoqëror, korrupsionit dhe gërryerjes morale, destabilizimit mendor të brezave të rinj, varfërimit etik, shtrembërimit arsimor të fëmijëve tanë. Ju, me televizionet tuaja groteske e vulgare, me programet tuaja plehra, spektaklet tuaja artificiale, false, mashtruese dhe pseudo-artistike, keni kontribuar (në vetën e parë dhe pa skrupuj) në dekadentizmin e mijëvjeçarit të tretë”, thuhet në peticion.
E deri më tani vetëm 13 persona e kanë nënshkruar atë.