Nëse në derën e Hakimit troket Real Madridi, Hakimi do të pranojë ulje page për t’ju bashkuar atyre Sipas asaj që raporton Relevo, ylli i Marokut në Botëror do të pranonte ulje page për ta veshur fanellën e bardhë të Real Madridit përsëri.
I linduri në Spanjë, Achraf Hakimi doli në skenën e futbollit nga Madridi para se të largohet për në Inter më 2020.
Prej atëherë, mbrojtësi i djathtë ka një zhvillim të pandalshëm.
Por, mbrojtësi ka treguar që nëse Los Blancos do të i troket në derë përsëri, Hakimi do të ishte i kënaqur që të bënte një rikthim përrallash në Spanjë.