Gjithë bota uron Messin, heshtje në familjen Ronaldo, asnjë fjalë as nga partnerja argjentinase e CR7
Argjentina ia doli të fitojë Kupën e Botës në Botërorin e Katarit, pasi mposhti Francën. Ky sukses kishte vite që nuk trokiste në derën e shtëpive të argjentinasve dhe festa ka qenë e madhe.
Gjithsesi, ka patur nga ata që nuk kanë mundur të festojnë. Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez e cila ka lindur në Buenos Airos dhe është me origjinë nga Argjentina deri më tani nuk ka bërë asnjë postim në rrjetet sociale.
Jo vetëm kaq, por as Ronaldo nuk ka publikuar asgjë, çka ka bërë që tifozët të fillojnë të tallen. “Georgina Rodriguez është e vetmja argjentinase që nuk feston fitimin e Kupës së Botës nga kombi i saj” – shkruan një tifoz.