Futbolli anglez në zi, ndahet nga jeta ish-kampioni i botës me Anglinë

Futbolli anglez në zi për vdekjen e George Cohen, mbrojtësit të djathtë të kombëtares kampion bote në vitin 1966.

Vdekja e ish-futbollistit 83-vjeçar u njoftua nga Fulham, klub për të cilin ai luajti për një kohë të gjatë në karrierën e tij. Cohen luajti çdo minutë të fitores së Anglisë në Kupën e Botës në shtëpi dhe në përgjithësi bëri 37 paraqitje për vendin e tij.

Fulham ka shkruar në llogarinë zyrtare të klubit në Twitter njoftimin.

“Të gjithë në Klubin e Futbollit Fulham janë thellësisht të pikëlluar kur mësuan për ndarjen nga jeta të një prej lojtarëve tanë më të mëdhenj , George Cohen MBE”.