Franca e eliminon Marokun, kualifikohet për herë të dytë radhazi në finale të Botërorit (VIDEO)

Franca është kualifikuar në finale të Kampionatit Botëror për herë të dytë radhazi.

Francezët mposhtën Marokun në gjysmëfinale me rezultat të pastër 2:0.

Ishte Theo Hernandez i cili realizoi në minutën e pestë të ndeshjes për epërsinë fillestare të “Gjelave”.

Kolo Muani e dyfishoi epërsinë e francezëve në minutën e 79-të të ndeshjes.

Kësisoj, Franca kualifikohet në finale të Botërorit, aty ku të dielën do të takohet me Argjentinën.

Në anën tjetër, Maroku shkroi histori, duke u bërë shteti i parë afrikan që e arriti kualifikimin në gjysmëfinale të një Kupe të Botës.