“Forbes” publikon listën e sportistëve që fituan më shumë të holla gjatë vitit 2022

Fituesi i Kupës së Botës, Lionel Mesi, ka kryesuar listën e sportistëve më të paguar të “Forbes” për vitin 2022, pas një viti tjetër fantastik në karrierën e tij. Superylli argjentinas fitoi më shumë se një numër yjesh sportivë, përfshirë rivalin e tij të përbetuar, Kristiano Ronaldon.

Çuditërisht, në Top 20 të listës dominuan sportistët që luajnë në Shtetet e Bashkuara, me shtatë nga ata 20 që luajnë basketboll. Por vetëm një grua shfaqet në listë, pavarësisht se është një tjetër vit i jashtëzakonshëm për sportin e grave. Ikona japoneze Naomi Osaka ka linjën e saj të kujdesit të lëkurës dhe një sërë sponsorësh të tjerë, por ajo ende gjen kohë për të pasur një karrierë të shkëlqyer në fushën e tenisit.

Sportistët jo vetëm që fitojnë para nga sporti i tyre, por ata zakonisht fitojnë shumë prej tyre përmes marrëveshjeve dhe sponsorëve. LeBron Xhejms, Kevin Durant dhe Stefon Keri zotërojnë kompanitë e tyre mediatike, ndërsa shtatë herë kampioni i “Super Boul”, Tom Brejdi, ka bashkëpunuar me një kriptovalutë dhe gjithashtu ka lëshuar një platformë të tijën “NFT”.

Mesi pranoi një ulje page për t’iu bashkuar PSZH-së nga Barcelona në vitin 2021, por një sponsorizim i madh e mbajti atë përpara të tjerëve këtë vit, pasi fitoi 130 milionë dollarë (121 milionë euro).

Kjo ishte pak përpara LeBron Xhejms të LA Lejkers, puna e të cilit jashtë fushës është ndoshta më mbresëlënëse sesa puna e tij në fushë. Ai merr 121.2 milionë dollarë (113 milionë euro), që është 6.2 milionë dollarë (5.8 milionë euro) më shumë se superylli portugez, Kristiano Ronaldo.

Marka e tij CR7 dhe marrëveshjet e tij të sponsorizimit me shumë kompani masive si “Nike” dhe “Herbalife” e mbajnë atë në fillimin e listës.

Listën e sportistëve, sportistët dhe shumën të cilën ata përfituan brenda këtij viti

Lionel Messi – Futboll – 130 milionë dollarë (121.63 milionë euro)
LeBron James – Basketboll – 121.2 milionë dollarë (113.39 milionë euro)
Cristiano Ronaldo – Futboll – 115 milionë dollarë (107.59 milionë euro)
Neymar – Futboll – 95 milionë dollarë (88,88 milionë euro)
Stephen Curry – Basketboll – 92.8 milionë dollarë (86.82 milionë euro)
Kevin Durant – Basketboll – 92.1 milionë dollarë (86.17 milionë euro)
Roger Federer – Tenis – 90.7 milionë dollarë (84.86 milionë euro)
Canelo Alvarez – Boks – 90 milionë dollarë (84.20 milionë euro)
Tom Brady – Futboll Amerikan – 83.9 milionë dollarë (78.50 milionë euro)
Giannis Antetokounmpo – Basketboll – 80.9 milionë dollarë (75.69 milionë euro)
Russell Ëestbrook – Basketboll – 79.2 milionë dollarë (74.10 milionë euro)
James Harden – Basketboll – 74.4 milionë dollarë (69.61 milionë euro)
Mattheë Stafford – Futboll Amerikan – 72.3 milionë dollarë (67.64 milionë euro)
Aaron Rodgers – Futboll Amerikan – 68 milionë dollarë (63.62 milionë euro)
Tiger Ëoods – Golf – 68 milionë dollarë (63.62 milionë euro)
Josh Allen – Futboll Amerikan – 67 milionë dollarë (62.69 milionë euro)
Leëis Hamilton – Motoçiklist – 65 milionë dollarë (60.81 milionë euro)
Tyson Fury – Boks – 62 milionë dollarë (58.01 milionë euro)
Naomi Osaka – Tenis – 59.2 milionë dollarë (55.39 milionë euro)
Damian Lillard – Basketboll – 57.4 milionë dollarë (53.70 milionë euro)