Kupa e Botës në Katar është kthyer në një ekspozitë luksi dhe fuqie.
Nisur nga makina të markës së lartë, veshje nga dyqanet më të mira, shtëpi luksoze dhe stadiume krejt të reja, transmeton Marca.
Kështu edhe familjarët e futbollistëve po e shijojnë pafund këtë ngjarje, siç është edhe familja e yllit portugez të futbollit, Cristiano Ronaldo.
Katia Aveiro, motra e CR7, ndau disa nga detajet e udhëtimit të familjes në Katar nga ku do e mbështesin futbollistin dhe Përfaqësuesen e Portugalisë në rrugëtimin e tyre në Botëror.
Motra e futbollistit tregoi se ku po qëndrojnë, së bashku me gjërat që mund të bëjnë dhe të shijojnë. Ajo ka dokumentuar gjithçka, nga mbërritja në aeroportin e Dohas deri te hoteli luksoz Hilton Salwa Beach Resort.
Ata po qëndrojnë në një suitë që mund të ketë çmime deri në 5750 euro për një natë të vetme. Është një vend ekskluziv që ka edhe një park ujor në ambientet e tij.
Përveç kësaj, mobilimi i dhomës është gjithashtu i jashtëzakonshëm. Shtrati vjen me emra të vizatuar mbi to me fije bari dhe vizatime delfinësh, dhe fotot familjare janë vendosur nëpër dhomë.
Si të mos mjaftonte kjo suita, ka një kopsht, pishinë dhe pamje nga oqeani.