57 vjeçarja, Elizabeth Hurley ka kritikuar British Airways pasi që ajo mbeti në Antigua “pa ushqim dhe ujë” ku udhëtimi ishte shtyrë për 20 orë
Elizabeth Hurley ka shprehur zemërimin e saj në British Airways të martën pasi që kishte mbetur në Antigua duke pritur më shumë së 20 orë për shkak të një gabimi teknik.
Klientët e dëshpëruar dëshironin që të ktheheshin në shtëpi për Krishtlindje – e këtu ishte aktorja Elizabeth – mbetën të bllokuar pasi që shumë avionë nga Shtetet e Bashkuara dhe Karaibet – që do të udhëtonin drejt aeroporteve “Heathrow” në Londër dhe Gatwick, u ndaluan para se të niseshin të hënën në mbrëmje.
Elizabeth (57), e cila jeton në Herefordshire, i tha fansave të saj së asaj i është dashur të pres 20 orë për të fluturuar dhe së ajo kishte mbetur “pa ushqim, ujë apo hotel”.