Dhjetëra milionë $ për 1 orë, Dubai kthen Beyonce-n te koncertet pas 4 vitesh

Beyonce pritet që të performojë për herë të parë pas katër vitesh në një event ekskluziv në Dubai.

Ikona 41-vjeçare e muzikës do të dalë në skenë për një show që do të zgjasë një orë më 21 janar, sipas asaj që raporton The Sun.

Të premten u raportua se kantautorja do të performojë në resortin me pesë yje Atlantis The Palm.

Duke cituar burime, tabloidi britanik raporton se “Beyonce pritet të këndojë në Atlantis si pjesë e një eventi të madh luksoz në janar.”

Hoteli ka zhvilluar një sërë shfaqjesh kohët e fundit ndërsa Kylie Minogue pritet të performojë në natën e Vitit të Ri.

“Janë dërguar ftesat për eventin me Beyonce-n, i cili po cilësohet si një performancë njëorëshe dhe është bileta më e nxehtë në qytet.”

Kjo do të jetë hera e parë që diva e popit do të performojë live në një event në Dubai që nga dhjetori i vitit 2018 kur ajo mori pjesë në festivalin Global Citizen Festival në Johannesburg.

“Biletat janë si pluhur ari dhe do të jetë një natë e showbizz-it botëror. Sipas The Sun, për të rezervuar “Queen Bey” u nënshkrua një marrëveshje për më shumë se 24 milionë dollarë.

Biletat në eventin ku mund të marrin pjesë persona mbi 21 vjeç mesa duket janë shitur të gjitha brenda disa minutave.