Dalin pamjet/ Momenti kur autori i maskuar afrohet dhe qëllon disa herë ndaj shqiptarit në lokalin në Athinë
Një atentat me armë ka ndodhur ndaj një shqiptari në Athinë.
Ngjarja e rëndë u regjistrua nga kamerat e sigurisë jashtë një kafeneje në sheshin Nea Smyrni.
Të plagosur kanë mbetur edhe dy të tjerë.
Mediat greke kanë publikuar videon kur autori i maskuar hyn në lokal dhe hap zjarr.
Ndërkohë, identiteti i shqiptarit ende nuk bëhet me dije.
Gjithashtu dhe të plagosurit janë me origjinë shqiptare.