Bie numri i hulumtimeve shkencore, aspekti financiar një ndër arsyet kryesore


Investimet në shkencë janë në rënie të vazhdueshme. Për profesorët ordinarë dhe inordinarë është hequr si kërkesë në kuadër të ligjit publikimi i hulumtimeve në revista me impakt faktor. Sipas prorektorit për shkencë pranë UNT-së, Bekim Fetahu, publikimi në revista me impakt faktor është mjaft i shtrenjtë, andaj numri i punimeve shkencore shënon rënie.

“Hulumtuesit nuk kanë mundësi të paguajnë shumën prej 2 mijë euro për një punim, por të gjithë mundohen të gjejnë alternativa më të lira, për shkak se shkenca kërkon ndihmë financiare që të mund të publikohen. Shumica e punimeve janë cilësore, mirëpo mungesa e përkrahjes financiare është problemi kryesor që nuk ka punime me impakt faktor aq sa mundet.”,- deklaroi prorektori për shkencë, Bekim Fetai.

Përveç aspektit financiar, sipas Fetait, problem shtesë është fakti që të konkurrohet prej RMV–së, sepse impakt faktori fitohet në bazë të citimeve.

“Është problematike dikush prej RMV-së të konkurrojë dhe të pranohet, për shkak se konkurrentët e impakt faktorin e fitojnë në bazë të citimeve dhe nëse autorët janë prej Maqedonisë, rrallëkush do t’i citojë ata dhe citimet do të bien dhe shumica e zhurnaleve diskualifikohen vetëm prej prejardhjes që e kanë shkencëtarët si të tillë.”,- u shpreh z. Fetai.

Në propozim-buxhetin për vitin 2023, i cili është në fazën e miratimit për shkencë, janë planifikuar 0.08 për qind dhe ky buxhet është më i ulëti në dhjetë vitet e fundit.