Barcelona do të luftojë për Messin, Laporta synon ta kontaktojë në ditët në vijim

Barcelona, siç raportojnë media të ndryshme katalanase, presidenti i klubit, Joan Laporta, synon të kontaktojë me Lionel Messin në ditët në vijim.

Numri një i klubit katalanas thuhet se është i vendosur për rikthimin e madh të Leos me të cilin ruan marrëdhënie të mira.

Fakti që kontrata e tij skadon në verë dhe ai mund të largohet falas nga Parisi, krijon kushtet për arritjen e marrëveshjes së madhe.
Megjithatë, siç theksojnë mediat katalanase, Barcelona nuk mund të konkurrojë me paratë që i ofrohen Messit nga Parisi apo palët e tjera të interesuara dhe do të përpiqet të apelojë në ndjenjën dhe dashurinë e tij dhe të familjes së tij për Barcelonën.