Banorja e Big Brother: ‘Kam përqafuar Benzeman’! Shoqet ia kthejnë: Mos ke takuar truprojën

Modelja e njohur, Xhuli Nura, është një prej banoreve më të komentuara në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Mbrëmjen e djeshme, ajo u ka rrëfyer banorëve të tjerë se si vite më parë ka takuar futbollistin e njohur francez, Karim Benzema.

Banorët e tjerë kanë filluar ta tallin se mos ajo e kishte fjalën për “sigurimin ose truprojën e Benzemas”.

Xhuli duke qeshur iu është kundërpërgjigjur se është e vërtetë që ka takuar sulmuesin e Real Madridit, duke iu thënë që kur të dalin nga Bigu t’i kërkojnë fotografitë në Google për ta vërtetuar.