Avdiu thotë se në Polici i ka lajmëruar edhe kërcënimet nga gratë


Aktivistja për të drejtat e grave, Zana Avdiu, ka thënë se ka pasur kërcënime edhe nga gratë.

“I kam dorëzuar në Polici edhe mesazhet kërcënuese të grave”, ka deklaruar ajo në Pressing të T7.

Ajo ka thënë se 99 për qind e mesazheve ishin burra, por shton se ka pasur edhe gra.
Ndërkaq, avokati Arianit Koci, ka deklaruar se Zana Avdiu i ka marrë 11 mijë mesazhe ofenduese dhe kërcënuese.