Argjentinasit kanë festuar tërë natën nëpër rrugët e Buenos Aires, duke festuar kështu kualifikimin e tyre në finale të Botërorit
Njerëzit me fanella të bardha dhe të kaltra kanë vërshuar rrugët e Argjentinës mbrëmë. Për disa orë – madje deri në orët e hershme të mëngjesit, njerëzit janë parë duke festuar nëpër rrugë arritjen në finale të botërorit nga Argjentina.
Obelisku në Buenos Aires ishte epiqendra e këtyre festimeve. Mijëra njerëz janë mbledhur në shesh posa gjyqtari dha sinjalizim për përfundimin e gjysmëfinales së parë. Skuadra e Messit ishin të pamëshirshëm gjatë ndeshjes me Kroacinë, të cilët ishin të pafuqishëm për t’i ndalur ata.
Me fitoren prej 3-0 (një gol i shënuar nga Messi dhe dy nga Julian Alvarez), Argjentina rikthehet në finale të Botërorit pas tetë viteve kur kishte shkuar në Brazil dhe humbën nga Gjermania me rezultat 1-0. Skuadra e Scalonit pritet që ta këtë edhe një tentim për ta marrë Botërorin e tretë kjo skuadër.