Argjentina i kundërpërgjigjet Francës për peticionin: Ndaloni së qari

Franca nuk është ende e kënaqur me rezultatin e finales së Botërorit të Katarit, ku humbi në penallti kundër Argjentinës.

Në dritën e kësaj pakënaqësie, një peticion nënshkrimesh filloi në Francë përmes internetit për të rishfaqur finalen e Kupës së Botës.

Faqja e peticionit ka më shumë se 200 mijë nënshkrime.

Përgjigja e Argjentinës

Përgjigja e ndjekësve të kombëtares së Argjentinës nuk ka vonuar. Valentin Gomez, një llogari argjentinase në Tëitter, filloi një iniciativë për t’iu përgjigjur francezëve.

Nëse francezët po mbledhin nënshkrime për një rishfaqje të finales së Kupës së Botës, unë propozoj që ne të përfitojmë nga momenti i unitetit të argjentinasve dhe të mbledhim nënshkrime në mënyrë që francezët të mos qajnë më dhe të fitojnë Kupën e Botës së nënshkrimeve”, tha Gomez.

Në vetëm pak orë, peticioni argjentinas ka tashmë më shumë se 30 mijë nënshkrime.

Rrjetet sociale u mbushën me komente se Argjentina ishte kampionia e ligjshme.

“Që kur i mundëm në finalen e Kupës së Botës, francezët nuk kanë pushuar së qari, duke u ankuar dhe duke mos pranuar që Argjentina është kampione e botës”, lexohet në një.

“Po të mos ishte Mbappe, ata nuk do të arrinin as në penallti”, shkruante një tjetër.