Aktorja amerikane, Angelina Jolie, ka thënë se do të japë dorëheqje nga roli i saj si ambasadore për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR).
“Unë besoj në shumë gjëra që bën OKB-ja, sidomos në ruajtjen e jetës përmes ofrimit të ndihmës urgjente”, ka thënë Jolie, 47-vjeçare.
“Unë do të punoj tani me organizata të udhëhequra nga njerëzit, të cilat janë shumë të lidhura me zonat e konflikteve, dhe u japin atyre më së shumti zë”.Megjithatë, ajo nuk ka ofruar hollësi se me cilat organizata planifikon të punojë.
UNHCR ka thënë se Jolie ka qenë një prej personave më me ndikim që ka luftuar për të drejtat e refugjatëve.
Agjencia ka thënë se aktorja amerikane ka punuar në mbi 60 misione.