Në prag të ndeshjes Francë-Argjentinë, të dyja palët po japin deklaratat e tyre përpara finales së madhe të “Katar 2022”.
Ish-sulmuesi i Francës, Andre-Pierre Gignac me deklaratën e tij ka surprizuar ish-shokët e ekipit, teksa dëshiron që Lionel Messi të bëhet kampion Bote.
“Sot në Argjentinë duan që Messi të fitojë Kupën e Botës. Unë jam francez, por do të doja që Messi të fitonte Kupën e Botës, sepse ai e meriton atë në të gjithë karrierën e tij. Sjellja e tij është sjellje e një lideri”,- tha në një intervistë ish-sulmuesi i Francës, i cili luan për klubin meksikan Tigres.