Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Lidhjen Demokratike e cila sot feston përvjetorin e saj.
“Lidhja Demokratike e Kosovës është subjekti i parë politik ndër shqiptarët e Kosovës dhe ish Jugosllavisë që në fund të viteve 80-ta të shekullit të kaluar organizoi jetën politike të Kosovës.
Mbi parimet Liri, Pavarësi, Demokraci, LDK kontribuoi në ndërtimin e platformës kombëtare për Republikën e Kosovës.
Para 33 vjetëve ishte kohë e vështirë, 1989 ishte vit i suprimimit të autonomisë, burgjet gjithandej ishin mbushur përplot me shqiptar, kurse demonstratat bëheshin të fuqishme dhe të shpeshta, po shpërbëhej federata, dhe në këto vështirësi, LDK lindi si lëvizje politike, me në krye dr. Ibrahim Rugovën.
Uroj të gjithë anëtarët dhe përkrahësit, por edhe të gjithë qytetarët për ditën e themelimit!”, ka shkruar Ahmeti.