Al-Khelaifi i pavendosur: Jam i trishtuar për Mbappe, por më bëhet qejfi për Messin

Zemra e Presidentit të PSG-Së, Al Khelaifi, ishte e ndarë në dy pjesë për finalen e madhe të Kupës së Botës mes Francës dhe Argjentinës. Kjo pasi kundër njëri tjetrit ishin dy lojtarë të parisienëve si Lio Messi dhe Kylian Mbappe.

“Jam i trishtuar për Francën, për Kylian. Ai zhvilloi një turne të madh. Jam i lumtur për Leo Messin. Mendoj se ai e meriton një Kupë Bote.

Ai është 35 vjeç, ai e mbyll me një Kupë Bote si kjo, ndoshta e fundit e tij. Jam krenar për lojtarët e mi, nuk mund të jem më krenar se tani” – Tha ai për BeinSport.