Abazoviq thotë se ish-oficeri i lartë i policisë dhe një biznesmen duan likuidimin e tij

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka akuzuar ish-oficerin e lartë të policisë, Zoran Lazoviq, si dhe biznesmenin Ranko Uboviq se duan likuidimin e tij.

Sipas mediave në Mal të Zi, përcjell Telegrafi, Abazoviq tha se ata nuk duan para sepse nuk kanë nevojë për para.
Deklarata e tij vjen pasi siç kujtojnë mediat në Mal të Zi, Lazoviq, Uboviq dhe kompania Bemax ngritën padi duke kërkuar nga Abazoviq 21,000 euro secili për “shkelje të të drejtave personale”.

Dhe ai ka thënë se është një nder i madh për të që ka “drejtuar gishtin” drejt majës së piramidës kriminale në Mal të Zi dhe ka goditur njerëzit drejtpërdrejt.