Një shpërthim i fuqishëm që ndodhi sot në Stamboll të Turqisë. Si pasojë e kësaj sipas autoriteteve të atjeshme të sigurisë ka të plagosur dhe të vdekur.
Deri më tani lidhur me këtë është konfirmuar vdekja e 4 personave dhe plagosja e 38 të tjerëve.
Në anën tjetër, Zyra e Kryeprokurorit të Stambollit, e ka cilësuar si akt terrorizmi, raporton media turke Yeni Safak.
E deri më tani kanë qarkulluar shumë video të momentit të shpërthimit, në një prej rrugëve më të frekuentuara në Stamboll, përkatësisht në Taksim.
Ndryshe sot pas orës 15:00 ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, e deri më tani nuk dihen motivet e sakta të këtij shpërthimi.