Zvicra ka arritur të fitojë mesditën e sotme përballë Kamerunit me rezultatin minimal 1-0.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0, ku loja ishte e barabartë, vetem me dy raste më të rrezikshme për Kamerunin.
Pjesa e dytë nisi në favor të Zvicrës, ku në minutën e 48-të vendasit ndërtojnë një aksion të bukur, ku në krahun e djathtë Shaqiri shërben një top të bukur brenda zonës dhe Embolo e dërgon në gol.
Pjesa e tjetër e lojës ishte përsëri e barabartë, po asnjëra nga skuadrat nuk mundi të shënojë përsëri. Zvicra pati një tjetër rast të pastër për gol, por Onana bën një pritje të shkëlqyer.
Kaq ka mjaftuar që Zvicra të marrë një fitore të rëndësishme.