Vuçiq me propagandë: Në qershor ka mundur të kishte gjakderdhje, shqiptarët “po përgatisnin” inkursion
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka vazhduar me propagandën e tij duke thënë se në qershor ka pasur mundësi të kishte gjakderdhje.
Sipas tij “shqiptarët po përgatisni inkursion”, Vuçiq nuk e ka dhënë asnjë provë për këtë, gjatë një interviste televizive.
“Në fund të qershorit ishte e mundur që të kishte gjakderdhje, shqiptarët po planifikonin një inkursion në veri”, tha Vuçiq, transmeton Tanjug.
Sipas presidenti serb, “20 herë i ka penguar serbët që të mos ndalin nga institucionet”.
“Serbët kanë dashur të largohen nga institucionet sa herë që Prishtina ka bërë diçka, unë i kam këshilluar të mos e bëjnë këtë dhe ata më kanë dëgjuar, sepse kam qenë gjithmonë me popullin. Ata më besuan mua. I kam ndaluar të paktën 20 herë. Pastaj erdhi qershori dhe incidenti i parë. Është hera e parë që po flas për këtë, atë natë mund të ketë pasur një gjakderdhje të madhe, të paparë. Shqiptarët po e përgatisnin, serbët nuk donin të fshiheshin”, tha Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq ka kërkuar sërish themelimin e Asociacionit të komumave me shumicë serbe. Sipas tij “Albin Kurti po sillet në formë të papërgjegjshme” duke iu referuar refuzimit për themelimin e Asociacionit njëetnik.