Aaron Carter, këngëtari që u gjet i vdekur në vaskën e shtëpisë së tij në Lancaster, Kaliforni, e kishte nxjerrë atë shtëpi në shitje vetëm një muaj para vdekjes së tij.
Policia mbërriti në pronë pas një telefonate 911 që tregonte se një mashkull ishte mbytur në një banjë. Një muaj më parë, Carter kishte njoftuar se po shiste pronën dhe po kërkonte të fillonte një ‘kapitull të ri’ diku tjetër.
Lexo Edhe:
“Shitet shtëpia ime e dytë”, shkroi Carter në Twitter. “Pronat e paluajtshme kanë qenë shumë të mira për mua. Gati për një kapitull të ri në shtëpinë time të tretë, ku kam në plan të qëndroj për të bërë një jetë të bukur me familjen time. Ky vit ka qenë super i vështirë, por kam mësuar shumë. Faleminderit për mbështetjen të gjithëve”.
Ndërkaq, së fundmi Nick Carter iu drejtua marrëdhënies së tij të komplikuar me vëllanë e ndjerë, Aaron Carter, në një shkrim emocionues në rrjetin e tij social Instagram pas vdekjes tragjike të këngëtarit.
Zemra ime është thyer sot. Edhe pse vëllai im dhe unë kemi pasur një marrëdhënie të komplikuar, dashuria ime për të nuk është zbehur kurrë. Gjithmonë kam mbajtur shpresën, se ai do të donte disi, një ditë të ecte në një rrugë të shëndetshme dhe përfundimisht të gjente ndihmën që kishte aq shumë nevojë. Ndonjëherë duam të fajësojmë dikë ose diçka për një humbje. Por e vërteta është se varësia dhe sëmundja mendore është keqbërësi i vërtetë këtu. Do të më mungojë vëllai im më shumë nga ç’do ta dijë ndonjëherë. Të dua…tani ke mundësinë të kesh më në fund një paqe që nuk do ta gjeje kurrë këtu në tokë… Zot, të lutem kujdesu për vëllanë tim të vogël.
Rikujtojmë, se reperi ka lënë pas një djalë, Prince Lyric Carter, të cilin e mirëpriti në nëntor 2021 me partneren e tij të re, Melanie Martin.