“Vdiq duke pi çaj”, aktorja Shengyl Ismaili emocionon me rrëfimin për babanë e ndjerë

Si çdoherë, pjesë e emisionit “Kendiv” është edhe rubrika shumë e dashur “Prej zemrës”, ku protagonistët ndajnë momente shumë personale nga jeta e tyre. Këtë herë e ftuar ishte aktorja e njohur kosovare, Shengyl Ismaili.

Duke ndarë momentet e vështira të jetës, ajo foli për vdekjen e babait të saj.

“Ai iku shpejt, ka vdekur duke pi qaj”, tregoi mes emocionesh aktorja.