Vdes ikona braziliane e muzikës

Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare Gal Costa, një nga gjigantët e muzikës popullore braziliane.

Këngëtarja u bë e famshme në vitet 1960 kur drejtoi lëvizjen Tropicália së bashku me yjet e tjerë Gilberto Gil dhe Caetano Veloso.

Ekipi i saj i shtypit nuk bëri të ditur shkakun e vdekjes së saj.
Kosta kohët e fundit i është dashur të anulojë disa koncerte me urdhër të mjekut pas një operacioni, por kishte planifikuar të kthehej në skenë muajin e ardhshëm në São Paulo, raporton BBC.

Ata që i bënë homazhe Kostës në mediat sociale përfshinin Presidentin e zgjedhur Luiz Inácio Lula da Silva, i cili e quajti atë një nga këngëtaret më të mëdha në botë.

Ai tha se ajo ishte një nga artistet kryesore që vendosi Brazilin dhe muzikën braziliane në hartën e botës.

“Talenti, teknika dhe guximi i saj pasuruan dhe rinovuan kulturën tonë, tronditën dhe shënuan jetën e miliona brazilianëve”, shtoi ai.