Vajza në foto sot është ndër personazhet më të famshme në Kosovë

Fotot e së kaluarës na ngjallin gjithmonë kuriozitet sidomos kur bëhet fjalë për personazhe të njohur publikë. Shpeshherë figurat publike bëhen nostalgjikë dhe ndajnë me ndjekësit momente nga fëmijëria e tyre. Së fundmi, të njëjtën gjë ka bërë dhe këngëtarja dhe modelja Morena Taraku.

Artistja ka publikuar një foto kur ka qenë fare e vogël dhe duket shumë e ëmbël. Kujtojmë që Morena është shkëputur prej disa kohësh nga muzika dhe jeton në Turqi. Pak kohë më parë, ajo u përfol se kishte nisur një romancë me këngëtarin turk Berdan Mardini por nuk ka pranuar asgjë publikisht.