Trishtim i madh: Ndërroi jetë një futbollist i njohur, luftoi kundër depresionit, alkooli e shkatërroi

Ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare futbollisti i njohur polak, Igor Sipniewski, raportojnë mediat nga ky vend.

Bëhet fjalë për një nga talentet më të mëdhenj të futbollit në historinë e Polonisë, i cili bëri një betejë të gjatë kundër depresionit dhe që për shkak të problemeve mendore iu drejtua alkoolit dhe kjo i kushtoi shtrenjtë.

Sipniewski ishte futbollist i Panathinaikos-it, Vistula-s dhe Malmo-s, ai gjithashtu ka veshur dy herë fanellën e kombëtares polake.

Nga karriera e tij futbollistike “shumëngjyrëshe” bien më shumë në sy dy gjëra gjatë kohës së lojës ai shënoi një gol kundër Arsenalit, ndërsa mori pjesë edhe në fitoren ndaj skuadrës së fuqishme të Fergusonit, Manchester United.

Problemet me alkoolin filluan gjatë ditëve të tij të lojës, prandaj ai u shkarkua nga Malmo dhe u desh të kthehej në Lodz, por edhe kur i erdhën në ndihmë, gjendja e tij nuk u përmirësua. Ai vazhdoi të pinte, më pas pati një goditje në tru, madje përfundoi pas hekurave.