Totti përballet me gjyq me ish gruan e tij, Ilary Blasi

Ish kapiteni i Romës, Francesco Totti ishte në gjykatën civile sot, ku u përballë me ish gruan e tij, Ilary Blasi

Ish sulmuesi ishte martuar me prezantuesen italiane të televizionit në një ceremoni të paharrueshme në Romë më 2005 dhe çifti kanë tre fëmijë së bashku – Cristianin të lindur më 2005, Chanelin më 2007 dhe Isabelen më 2016. Blasi njoftoi në fillim të këtij viti që martesa e tyre 17 vjeçare i kishte ardhur fundit, e cila gjë ngriti menjëherë shumë thashetheme dhe spekulime.

Siç ka raportuar Calciomercato.com, transmeton GazetaExpress, Totti dhe Blasi ishin prezent në Gjykatën Civile sot në Romë. Blasi kishte bërë thirrje për kthimin e një numri të çantave dhe këpucëve të dizajnerëve të modës dhe fituesi i Botërorit më 2006 po synon që t’i kthehen pas një numër i madh i orëve luksoze për të cilat ai akuzon ish gruan e tij që ia ka marrë.

E para që arriti në gjykatë në mesditën e hershme ishte Blasi, e shoqëruar nga motra e saj dhe avokatja Simeone. Menjëherë pas saj arriti Totti me avokaten e tij, Laura Matteucci. Seanca gjyqsore zgjat rreth një orë e 15 minuta dhe përfundoi me çiftin që nuk dhanë deklarata për media.