Legjenda e Romës dhe Italisë, Francesco Totti ka thënë se Botërori pa Azzurri është sikurse “Roma pa Koloseum”
Ish kapiteni i Romës, i cili u emëruar si ambasador i Serie A nga Globe Soccer Awards në Dubai, ishte atje bashkë me partneren e tij të re, Noemi Bocchi.
Duke folur për Sky Sport Italia para ndarjes së çmimeve, ai tha që “Botërori pa Italinë është sikurse Roma pa Koloseum”.
“Është e pazakonshme, për ne italianët, është më shumë se negative”, vazhdoi ai.
“Ne do ta përcjellim Botërorin në një mënyrë të ndryshme, por ai mbetet njëri prej garave ku garojnë Kombëtare të mëdha”.
46 vjeçari e ka fituar Botërorin me Italinë më 2006, por është i pasigurt se kush mund ta fitojë Botërorin në Katar muajin e ardhshëm.
“Franca Brazili, Argjentina, Gjermania dhe Spanja janë disa nga kandidatët, por nuk ka favorit të vërtetë. Gjithçka mund të ndodh në një Botëror dhe të luash gjatë dhjetorit, ju nuk e dini nivelin dhe gjendjen fizike të lojtarëve”.
Totti shpreson që Jose Mourinho të përfundojë në vendin e katër, derisa Napoli, që stërvitet nga trajneri rival i tij Luciano Spalleti, do të jetë kandidati kryesor për ta fituar titullin.
“Nëse ata vazhdojnë kështu, kandidatët tjerë nuk do ta kenë asnjë mundësi ta fitojnë atë”, pranojë ish numri 10.
“Milan, Inter dhe Juventus nuk do të dorëzohen, kështu që do të jetë një sezon i mirë deri në fund. Mbetet të shihet se si do të kthehen lojtarët nga Botërori, por nëse Napoli është konsistent, do të jetë vështirë t’i ndalni ata.
Totti u pensionua më 2017 pas disa mosmarrëveshjeve që pati atë kohë me trajnerin e Romës Spalletti, i cili po ashtu u largua nga klubi në fund të sezonit 2016/17.
Totti luajti tërë karrierën të Roma ku shënoi 307 gola në 786 paraqitje dhe fitoi njëherë titullin e serie A gjatë sezonit 2000/01.