Tottenham është gjendur në disavantazh tri herë ndaj Leeds sonte, por që në fund arriti që të fitojë ndeshjen. Rodrigo Bentacur (81’83’) ishte heroi i Tottenham në këtë fitore pasi që shënoi golat që i dhanë tri pikë Tottenhamit. Kane (25’) dhe Davies (51’). Summerville (10’) dhe Rodrigo (43’, 76’) shënuan për Leeds
Tottenham mezi ka arritur që të fitojë sonte në Tottenham Hotspur Stadium të Londrës sonte kundër Leeds, duke e mposhtur atë vetëm në 10 minutat e fundit të ndeshjes.
Djemtë e Antonio Conte e gjetën vetën në disavantazh që në minutën e 10-të të ndeshjes. Aaronson bëri një pasim të mirë për Summerville, i cili hapi llogarinë e golave në këtë sfidë.
Tottenham reagoi dhe barazoi rezultatin në minutën e 25-të. Ishte një gol ky i dyshimte që u shënua nga Harry Kane, pasi që më parë u pa se kishte faul në portierin e Leeds. Por, gjyqtari dhe VAR nuk menduan kështu dhe goli u pranua.
Pa përfunduar pjesa e dytë, Leeds shënoi përsëri. Rodrigo arriti që ta kthejë epërsinë për mysafirët në minutën e 43-të, pasi mori një top të mirë nga Kristensen.
Pjesa e dytë filloi me golin e Ben Davies në minutën e 51-të, gjë që i kthej herët në lojë Tottenhamin.
Megjithatë, Leeds arriti që të dilte përsëri në epërsi.
Rodrigo shënoi përsëri në minutën e 76-të pas asistimit të Rocas.
Pikërisht pas këtij goli në skenë për Tottenhamin doli Rodrigo Bentacur që shënoi dy gola për dy minuta.
Fillimisht ai shënoi në minutën e 81-të për rezultat 3-3, ndërkaq dy minuta më vonë ai u asistua nga Kulusevski për golin e katër që i dha 3 pikë Tottenhamit.
Tottenham tani gjendet në pozitën e tretë me 29 pikë, dy më pak se Newcastle që është në vendin e katër dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Leeds në anën tjetër është në vendin e 14 me 15 pikë të tubuara.
Tottenham ndeshjen e radhës do ta luajë më 26 dhjetor, derbin londinez kundër Brentford ndërkaq Leeds do të luajë kundër Manchester City si vendas me datën 28 dhjetor.