Tifozi i Ekuadorit provokon keq nikoqirët, ju thotë se futbolli s’blihet me para – reagim i ashpër nga të tjerët

Një tifoz i Ekuadorit ka provokuar situatën në ndeshjen hapëse të Kampionatit Botëror.
Ndeshja hapëse mes Katarit dhe Ekuadorit po shkon në favor të ekuadorianëve, të cilët shkuan në dy gola epërsi pas pjesës së parë.

Në gjithë këtë situatë, një tifoz i Ekuadorit vendosi të bënte një provokim për nikoqirët.

Ai bërtiste se futbolli nuk blihet me para dhe bënte me gjeste që simbolizojnë paratë.

Kjo nuk u prit mirë nga disa të pranishëm të tjerë, vendas, të cilët i kërkuan atij të mbyllte gojën.

Shikoni pamjet më poshtë.