Te PSG-ja janë optimistë se Messi do të rinovojë kontratën

Lionel Messi mund të vazhdojë kontratën me PSG.

Gazetari Guillem Balague shkroi në një rubrikë të BBC-së për pozicionin dhe të ardhmen e argjentinasit.

Mënyra se si janë gjërat, sipas gazetarit spanjoll, është se nëse PSG-ja do ta kishte vënë kontratën në tavolinë tani dhe do të thoshte ta nënshkruante atë, Messi do të kishte bërë pikërisht këtë.

Megjithatë, pas kalimit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, 35-vjeçari do të fokusohet në Kupën e Botës “Katar 2022” dhe u kërkoi të gjithëve në rrethin e tij që të mos flisnin për të ardhmen deri pas turneut.
Pas Kupës së Botës, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” do të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij.

Tutje, sipas Balague, PSG-ja tani më shumë se kurrë e kupton vlerën e Messit, si në aspektin komercial ashtu edhe atë sportiv. Nëse ata ulen në tryezën e bisedimeve, atëherë atij do t’i ofrohet një kontratë sipas skemës “1+1”.

Në Paris janë optimistë se Lionel Messi do të vazhdojë kontratën.

Ditë më parë u raportua se Barcelona po tenton të vendosë kontakte me rrethin e Messit, por këto tentativa rezultuan të pasuksesshme.

Ndryshe, kontrata aktuale e njërit prej futbollistëve më të mirë në histori me Paris Saint-Germainin skadon më 30 qershor 2023.